Një person ka mbetur i vdekur dhe të paktë gjahstë persona të tjerë janë plagosur rëndë pasi janë goditur nga një i dyshuar me veturë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton nydailynews.
Policia në New York kanë thënë se vozitësi i ka shtypur me qëllim katër personat, por nuk bëhet fjalë për një sulm terrorist.
Pas kryerjes së krimit, i dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia po vazhdon kërkimin e tij, për të cilin është njoftuar se ka flokë të gjata, përcjell Klan Kosova.
Sipas mediave lokale gjithçka ka ndodhur pasi fillimisht kishte pasur një kacafytje në një lokal aty afër. Emrat dhe mosha e personave të shtypur me makinë nuk janë bërë të ditur ende.
Policia po vazhdon me hetimet rreth këtij rasti. /Klan Kosova/
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...