Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë Kryeministrit të Shqipnisë, Edi Ramës, mbas përmbytjeve katastrofike që e kanë goditur Shqipërinë.
Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve.
Ai ka thënë se Serbia është e gatshme t’i afrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare.
Ndihmë Shqipërisë i ka afruar edhe Kosova dhe tani forcat e shpëtimit të saj kanë mbërritur në Fier.
Edhe FSK është e gatshme t’i afrjë mbështetje Forcave të Armatosura të Shqipërisë, njofton rrokum.tv. Shirat e mëdha që kanë rënë ditët e fundit kanë bërë që lumejtë të dalin nga shtretërit dhe të përmbytin fshatra të tërë në jug të Shqipërisë./Rrokum.tv
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...
Whitaker i kërkon Serbisë që të rreshtohet me Perëndimin
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hoffenheimi e “blindon” Albian Hajdarin deri më 2031
Pirro Çako dhe Fifi sjellin këngën “Të kam në mend”