Sot në Skenderaj tre persona kanë sulmuar policët gjatë shqiptimit të një dënimi, njofton Klan Kosova.
Mësohet se gjatë dhënies së një tikete për kundërvajtje, një person së bashku me dy pasagjerë që kanë qenë në veturë i kanë sulmuar policët e trafikut.
“Të tre janë arrestuar si të dyshuar. Pas procedurave, njëri nga ta është ndalur me ndalim nga policia, ndërsa dy të tjerët janë liruar me procedurë të rregullt”, tha për klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti njoftoi se dy policë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e këtij sulmi./klan kosova
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur
Realizohen 46 inspektime, ndalohet puna në 17 vendpunishte t...
Rregulli i ri pritet t’i ‘sakatojë’ futbollistët që mbulojnë...
Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për pe...
Reuters: Kosova në kulm të krizës politike