Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump dhe administrata e tij “janë duke u përgjëruar për luftë bërthamore”, ka deklaruar ministria e Jashtme e Koresë Veriore.
“Trump është duke bërë një gabim të rrezikshëm bërthamorë në gadishullin Korean”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme, e cila ndër të tjera e quan Trumpin “demon” dhe “shkatërrues të paqes globale”, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Komentet janë bëtë para stërvitjeve ushtarake mes ushtrisë amerikane dhe asaj koreano jugore. Stërvitjet e planifikuara që të fillojnë të hënën do të kryhen nga 12 mijë ushtarë amerikanë dhe pritet që 230 avionë luftarakë të jenë pjesë e stërvitjes, të njohur si Vigilant Ace.
Zyrtarët e Koresë Veriore kanë bërë komente të ngjajshme gjatë muajit të kaluar.
Presidenti Trump e ka rivendosur Korenë Veriore në listën e sponsorëve shtetërore të terrorizmit, pasi ishte hequr nga lista në vitin 2008, nën adiministratën e George W.Bush.
Deklarata e fundit e Veriut gjithashtu vjen ditë pasi regjimi i Kim Jong-un provokoi një raketë balistike të re ndërkontinentale, të cilën ekspertët e kanë vlerësuar si përparim të madh teknologjik të vendit dhe si kërcënim për mbarë rajonin./arbresh.info/
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...