Shkodran Mustafi është zgjedhur lojtari muajit në Premierë Ligë.
Ylli shqiptar i Arsenalit është zgjedhur lojtari i muajit nëntor në ligën më të madhe të kampionatit anglez nga uebfaqja ‘WhoScored’, shkruan portali arbresh.info.
‘WhoScored’, e cila është një uebfaqe që ofron statistika të detajuara rreth futbollit, ka zgjedhur Shkodran Mustafin si lojtarin më të mirë të muajit nëntor.

Mbrojtësi 25-vjeçar që luajti në tri ndeshjet e nëntorit nga katër gjithsej të “Topçinjve” ka shkëlqyer te skuadra londineze nën udhëheqjen e trajnerit francez Arsene Wenger qysh pas rikthimit nga lëndimi derisa ishte në detyrë me skuadrën e tij kombëtare.
“Urime ylli i Arsenalit, Shkodran Mustafi, i cili është lojtari jonë i Premierë Ligës për muajin nëntor”, ka shkruar uebfaqja e lartpërmendur në rrjetin social Twitter.
Nga tri ndeshjet brenda muajit të kaluar, kundër Tottenhamit, Burnleyt dhe Huddersfieldit, Mustafi ka notë mesatare 8.31 dhe është zgjedhur dy herë lojtari i ndeshjes te skuadra e Arsenalit./arbresh.info/
Congratulations @Arsenal star @MustafiOfficial who is our Premier League player of the month for November!
Full player stats ➡️ https://t.co/I9hJydnTDc pic.twitter.com/wep8PNJNPV
— WhoScored (@WhoScored) December 1, 2017
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike