Një nga mënyrat e zakonshme se si shumica e vajzave përpiqen të fitojnë lëkurë të përsosur, është duke provuar produkte të ndryshme.
Por, a e dini se ushqimet të cilat i hani luajnë rol të rëndësishëm në shëndetin e lëkurës?
Në fakt, dermatologët edhe i inkurajojnë vajzat dhe gratë që t’ua shtojnë dietave të tyre disa ushqime të caktuara për eliminimin e problemeve të zakonshme, transmeton Telegrafi.
Mishi pulës
Ngrënia e proteinave është mënyrë tjetër e shkëlqyeshme për përmirësimin e lëkurës. Ekspertët sugjerojnë që të hani mish pule për t’i mbajtur nivelet e sheqerit stabile, dhe për t’i parandaluar shenjat e hershme të plakjes. Nëse mishi pulës nuk është i preferuari juaj, atëherë mund të hani edhe mish të kuq apo peshk për rezultate të njëjta.
Domatet
Domatet përmbajnë licopen, antioksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira në trup, e veçanërisht në lëkurë. Domatet përmbajnë edhe vitaminë C, e cila është e ndërlidhur me prodhimin e kolagjenit për ta mbajtur lëkurën të fortë. Vitamina C gjithashtu e mbron lëkurën edhe nga rrezet e dëmshme ultravjollcë, nga dëmtimet e diellit dhe nga ndotësit e ndryshëm.
Dermatologët rekomandojnë që përfitimet e domates t’i gëzoni duke i shtrydhur 5-6 domate dhe duke e konsumuar lëngun. /Telegrafi/
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë