Manchester City është i gatshëm për të nisur bisedimet e reja për kontratë me Raheem Sterling.
‘Sky Sports’ raporton që lideri në Premierë Ligë do të nis bisedimet me 22-vjeçarin për t’iu shmangur humbjes së tij te ndonjë rival në kampionatin anglez, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Anglisë ka kontratë me klubin në Etihad deri në vitin 2020, por raportohet të jetë shënjestër e Arsenalit pasi trajneri Arsene Wenger e sheh atë si një zëvendësues të sulmuesit Alexis Sanchez.
Sterling aktualisht është duke shijuar sezonin më të mirë deri tani në karrierën e tij, pasi tashmë ka shënuar 13 gola brenda të gjitha kompeticioneve.
22-vjeçari ka bërë deri tani 12 paraqitje për liderin e Premierë Ligës./arbresh.info/
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit
Tre të lënduar nga dy aksidente në rrugën Prishtinë-Podujevë
Prishtina shënon fitore bindëse ndaj Llapit në derbin e javë...
Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgj...
Arsenal kalon me lehtësi në rrethin tjetër të FA Cup