Pavarësisht shqetësimit të madh të NATO-s, sistemet raketore S-400 të Rusisë do të fillojnë të arrijnë në Turqi në më pak se dy vjet.
“Siç është planifikuar, dërgesat e para të sistemit të raketave S-400 do të fillojnë në 2019,” tha Ministri turk i Mbrojtjes Nurett Janikli në fund të javës në Ankara, duke folur në një takim të Komitetit të Planifikimit dhe Buxhetit të Parlamentit turk, shkruajnë mediat turke, transmeton portali arbresh.info
Ai shpjegoi se këto sisteme moderne të raketave do të mund të synojnë njëkohësisht 300 objektiva në një distancë prej 30km.
Kjo është hera e parë që është konfirmuar zyrtarisht se kur do të arrijnë në Turqi armët destruktive ruse, të cilat që nga dita e parë e porosisë kanë vënë dyshime të mëdha në NATO, veçanërisht në Pentagon./arbresh.info/
Trurin nuk e plakin vitet, por diçka tjetër: Fakti i fshehur...
Studimi: Një javë detoksifikim nga rrjetet sociale përmirëso...
Pa e lëvizur timonin për dy orë, kjo është rruga më e drejtë...
Toney i lënduar për pëlqimin e Benitës ndaj Klodit: Nuk dua ...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Trump: Maduro i ka ditët numëruara