Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje përmes një statusi në facebook ka shkruar se “argatët e Klanit Pronto, Blerand Stavileci dhe Kujtim Gashi po vazhdojnë me shpifje për të arsyetuar humbjen”.
Ai ka shkruar se shumë para kanë dhënë për të blerë vota e me manipulu me procesin zgjedhor në Prizren, po prapë humbën.
Sipas Haskukës, Blerand Stavileci e Kujtim Gashi nuk kanë pasur asnjë vërejtje në ditën e zgjedhjeve, ndërsa tash po mundohen që ta arsyetojnë humbjen para shefave të tyre.
Ky është postimi i tij i plotë në facebook:
“Argatët e Klanit Pronto, Blerand Stavileci dhe Kujtim Gashi vazhdojnë me shpifjet duke u munduar me e arsyetu humbjen para shefave të tyre.
Shumë pare kanë dhanë me ble vota e me manipulu me procesin zgjedhor në Prizren po prapë humbën. Kanë përdor të gjitha mekanizmat shtetnore, bile i dënuan aktivistët pa prova vetëm me ndiku në procesin zgjedhor por prapë e humbën “Jerusalemin” e tyre. Tash veç propaganda e shpifja ju ka mbet.
Të përkujtoj Blerandin e Kujtimin që ata në ditën e zgjedhjeve nuk kanë pas asnjë vërejtje edhe pse në çdo vendvotim i kanë pas minimum nga 5 komisioner nga koalicioni PDK dhe nga 4 vëzhgues. Tash si humbës që janë, shpifin e kërcënojnë vëzhgues duke bërë vepra penale.
Haskuka statusit të tij në Facebook ia ka bashkangjitur një foto me mbishkrimin “Këta në foto duke festuar që ju hekëm prej pushteti”.”
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...