Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 39 vota për, 13 kundër dhe 15 abstenime kanë miratuar në parim Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Presidentin e Kosovës.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, derisa ka prezantuar projektligjin, tha se me plotësimin e Ligjit për presidentin krijohet një legjislacion jo diskriminues dhe ia jep mundësinë presidentit që të jap kontributin e tij pas përfundimit të mandatit, duke u mbështetur nga stafi i tij.Mbështetje në parim i kanë dhënë këtij projektligji i kanë dhënë të gjitha subjektet politike, përveç Lëvizjes Vetëvendosje, e cila është shprehur kundër.
Deputeti i kësaj partie, Sami Kurteshi tha se vota e tyre kundër është për arsye se natyra e presidentit ndryshon nga ajo e zyrtarëve të lartë publik, pasi presidenti mund të rizgjidhet në një post tjetër pa mandatit.Ndërsa, nënkryetari i Kuvendit nga PDK-ja, Xhavit Haliti ka thënë se Parlamenti ka gabuar, kur ka miratuar Ligjin që u garanton pension të përjetshëm për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, kryeprokurorin e tjerë. “Shpresojmë që do të diskutojmë se kush është funksionar i lartë i këtij shteti dhe kush nuk është, dhe praktikat duhet të ndiqen në përputhje të paktën me praktikat e vendeve serioze dhe jo të atyre që nuk janë serioze. Besoj që gjatë amendamentimit deputetët do ta thonë fjalën e tyre”.
Në këtë seancë janë shqyrtuar dhe miratuar edhe disa projektligje tjera, siç është Projektligji për ndërmjetësim, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën jo-kontestimore. Derisa, Projektligji për Shoqëritë Tregtare, Projektligji për standardizim, Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, Projektligji për Infrastrukturë kritike dhe Projektligjit për Noterinë, nuk u miratuan për mungesë kuorumi seanca do të vazhdoj nesër në orën 11:00.
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...