Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee do të caktohet si ambasador në Shkup.
Kështu bën të ditur Al Jazeera Balkans, duke thënë se emërimi i tij tregon punën e SHBA-ve për bashkëpunim me BE-në në sigurimin e stabilitetit, prosperitetet dhe demokracisë në Ballkan, transmeton portali arbresh.info
Yee njihet në rajon për shkak se ka qenë jashtëzakonisht i përfshirë duke vizituar kryeqytetet rajonale muajve të fundit.
Para se të emërohej në këtë pozicion Yee ka punuar si shef i misionit të Ambasadës Amerikane në Zagreb, Kroaci në periudhën prej vitit 2010 deri vitin 2013.
Tillerson riafirmoi qëllimin e Shteteve të Bashkuara për t’u bërë më aktive në Ballkanin Perëndimor një ditë, pasi Këshilli Atlantik publikoi një raport mbi strategjinë e re të SHBA për Ballkanin.
Në një fjalim mbi marrëdhëniet amerikano-evropiane në Qendrën Woodrow Wilson në Uashington, Tillerson u kërkoi gjithashtu popujve nga vendet e Ballkanit të kenë një shans për të menaxhuar një kurs të ri historik, dhe se Shtetet e Bashkuara dhe bota “presin me padurim të shohin një brez të ri serbësh, kroatësh, shqiptarësh, boshnjakësh, kosovarësh dhe të tjerë” të cilët do ta falin të kaluarën, edhe pse nuk mund ta harrojnë atë./Arbresh.info/
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...
“Ma nxori zemrën nga vendi“, fëmijë 9–10 vjeç në Kosovë përd...
Kosova po e “mban” turizmin në Shqipëri
Udinese në ndjekje të Marash Kumbullës, pritet drita jeshile...
“The Standard” rekomandon Shqipërinë si destinacionin kryeso...