Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme është duke diskutuar për Projektligjin për Lirinë Fetare në Kosovë, raporton arbresh.info.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar deputetët për ndryshimet e këtij projektligji, duke shtuar se ky ligj është kusht për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Ai ka thënë se pemës këtij projektligji Kosovës do ti shtohet edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës.
“Këto bashkësi janë BIK, Kisha Ortodokse serbe, kisha katolike, kisha protestante dhe bashkësia protestante. Në Projektligj është shtuar edhe Bashkësia e Tarikateve të Kosovës. Është e rëndësishme të potencohet se projektligji është hartuar në pajtim me konventat ndërkombëtare. Me rastin e themelimit, të paraqiten anëtarë që janë shtetas të Republikës së Kosovës. Edhe neni për fondet, financimet të fshihet në tërës”, ka thënë Haradinaj./arbresh.info/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...