Koreja Veriore gjatë ditës së sotme ka testuar një tjetër raketë balisitike, e cila shpërtheu në Detin e Japonisë, sipas ushtrisë së Koresë Jugore, japoneze dhe amerikane.
Pentagoni ka theksuar se sipas një vlerësimi fillestar, raketa ishte balistike ndërkontinentale, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Në lidhje me situatën e krijuar ka reguar edhe Shtëpia e Bardhë, e cila ka theksuar se Presidenti Trump ishte njoftuar për lëshimin e raketës nga Pheniani, kur ajo ishte në ajër.
“Kjo është një situatë që do e trajtojmë”, ka thënë Trump.
Testimi i fundit të raketës balistike nuk ka paraqitur kërcënim për Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka shtuar se “qasja e SHBA-ve ndaj Phenianit nuk do të ndryshojë”.
Zyra e kryeministrit japonez gjithashtu tha se raketa e Koresë së Veriut me sa duket u ul në ujërat jashtë Japonisë brenda zonës ekonomike ekskluzive të vendit./arbresh.info/
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini