Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për nderë të festës së 28 nëntorit ka bëtë sot homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, shkruan arbresh.info
Ai këto homazhe i ka bërë për të nderuar kontributin dhe përpjekjen e presidentit të ndjerë Rugova për pavarësinë e Kosovës.
“Është një nderim tradicional shtetëror që e bëjmë për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për presidentin Rugova në shenjë nderimi dhe respekti për kontributin që kanë dhënë për lirinë dhe pavarësisë e Kosovës. Jemi këtu te varri i presidentit Rugova për të nderuar përpjekjet e tij për pavarësi dhe liri të Kosovës”, tha presidenti Thaçi.
Ai po ashtu më herët ka bërë homazhe edhe tek varri i Heroit “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Ndërkohë, pas homazheve në Prishtinë, Presidenti Thaçi së bashku me Presidentin Ilir Meta do të zbulojnë edhe shtatoren e Heroit Kombëtar, Idriz Seferi./arbresh.info/
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë