Një automjet i trupit diplomatik të vendeve arabe është përfshirë në një aksident rrugor të ndodhur në Shkozë pranë një karburanti mbrëmjen e sotme. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur një grua.
Automjeti tip ‘Benz’ me targa CD 4209 A i cili i përket ambasadës së vendeve arabe dhe ku udhëtonin dy shtetas të huaj është përplasur me një mjet tip ‘Volksëagen Polo’ me targa AA579Gt, ku udhëtonin dy bashkëshortë me banim në Shkozë.
Nga përplasja ka pësuar plagë në kokë shtetasja shqiptare që udhëtonte në automjetin tip Volswagen Polo’ e cila është dërguar me ambulancë për kontroll mjekësor në spitalin e Traumës.
Në vendngjarja kanë ardhur edhe persona të tjerë të ambasadës së huaj, ndërsa policia ka kryer hetime për të nxjerrë shkakun e aksidentit.
Apple do të lëshojë pesë produkte të reja pas dy javësh, pri...
NASA synon që në fillim të marsit të dërgojë njerëz përsëri ...
Tri metoda natyrale si të ulni tensionin e lartë
Nga mëngjesi deri në darkë – sa gota me ujë duhet të pini
Meta mbyll Messenger.com, përdoruesit drejt Facebook Message...
PD vendos protestën e radhës më 28 shkurt, Berisha kërkon mo...