Stoke City është mposhtur në ndeshjen si mysafirë ndaj Crystal Palaces.
Skuadra e Mark Hughes ka pësuar me rezultat 2 me 1 në takimin e xhiros së 13-të në kuadër të Premierë Ligës të zhvilluar në Selhurst Park, shkruan portali arbresh.info.
Xherdan Shaqiri realizoi supergol duke i dhuruar epërsinë “Potters” në minutën e 53′ të pjesës së dytë. Ylli shqiptar realizoi gol të bukur afër zonës e penalltisë pasi kaloi tre lojtër të Crystal Palaces kur pranoi topi nga mesfusha.

Ndryshe, ky ishte goli i tretë këtë edicion nga reprezentuesi i Zvicrës në Premierë Ligë, ku 25-vjeçari ka krijuar edhe pesë asistime brenda vetëm 12 paraqitjeve.
Sidoqoftë, nikoqirët u rikthyen në ndeshje duke barazuar rezultatin tre minutave pas golit nga Shaqiri. Loftus Cheek realizoi golin e barazimit në minutën e 56′, ndërsa Sakho i siguroi fitoren Palaces në minutat shtesë të ndeshjes (90’+2).
Stoke City qëndron në pozitën e 15 në tabelë me 13 pikë, pesë më shumë se Crystal Palace në pozitën e fundit me 8 pikë./arbresh.info/
Tymi i madh në Obiliq, KEK: Probleme të përkohshme në elektr...
Flick flet rreth lëndimit të Yamal
Përfshihet nga flakët banesa në Korçë, shkak dyshohet një sh...
Sulmi i madh rus ndaj Ukrainës vret katër persona
Aplikoi me patentë-shofer serb fals për konvertim në të Koso...
Kalim ilegal i kufirit në Han të Elezit, ndalohen tre person...