Duke i komentuar seancat e dy ditëve të fundit të Kuvendit të Kosovës, ku deputetë të partive politike janë larguar nga Parlamenti, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg Delawie, ka shprehur zhgënjimin e tij.
Ai përmes një postimi në Twitter, ka thënë se është i zhgënjyer me largimin e deputetëve nga seancat parlamentare.
“Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve, të përqendrohen në punët urgjente për të mirën e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Delawie.
Ndryshe, në dy seancat e fundit të Kuvendit të Kosovës, fillimisht PDK dhe më pas LDK-ja, janë larguar nga seanca.
https://twitter.com/USAmbKosovo/status/934083737570172928
Kurti në Obiliq: Me qeverisjen e re ka nisur ndalimi i trash...
Betohet mes tensionesh e flakadanësh Avokati i Popullit, End...
Shtetasi turk arrestohet në Aeroportin e Prishtinës, prezant...
LDK denoncon “aferën WhatsApp” dhe kërkon hetim të menjëhers...
Kaosi në Kuvendin e Shqipërisë, Peleshi përjashton nga sean...
Përplasje të forta në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opo...