Marina argjentinase thotë se një ngjarje që përkon me një shpërthim është regjistruar në afërsi të vendit ku është zhdukur nëndetësja javën e kaluar me 44 pjesëtarë të ekuipazhit në bord.
Zëdhënësi i marinës ka thënë se është spikatur një ngjarje abnormale, e shkurtër, e dhunshme dhe jo bërthamore në jug të Atlantikut, transmeton portali arbresh.info
ARA San Juan u zhduk të mërkurën.
Më shumë se një duzinë vendesh përfshirë Rusinë dhe SHBA-të kanë dërguar ndihmë.
Zëdhënësi kapiteni Enrique Balbi tha se marina argjentinase ishte informuar për shpërthimin e dyshuar, i cili ndodhi pranë vendndodhjes së fundit të njohur të nëndetëses.
Kapiteni Balbi tha se marina vetëm e dinte vendndodhjen e shpërthimit të dyshuar, dhe jo shkakun e saj.
Përpjekjet e kërkimit do të përqendrohen në këtë zonë, tha ai./arbresh.info/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...