Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një statusi në profilin e tij në facebook ka thënë se vetëm në dy komunat ku ka fituar Lëvizja Vetëvendosje po shkohet në rinumërim.
Molliqaj ka thënë se në Sharr dallimi është vetëm për 20 vota mes kandidatëve, por atje nuk do të ketë rinumërim.
Ai ka thënë se votat e qytetarëve do t’i mbrojnë deri në fund, shkruan arbresh.info.
Ky është postimi i plotë i Molliqajt:
“Vetëm dy komunat ku ne kemi fituar në balotazh, Prishtina dhe Prizreni, po shkojnë në rinumërim. Dallimi në mes kandidatëve Sharr është vetëm 20 vota, por atje nuk do të ketë rinumërim. Dallim shumë të vogël ka edhe në Istog e Rahovec, por asnjëra nga këto komuna nuk do të shkojnë në rinumërim të tërësishëm. Ky është vendimi i padrejtë i radhës i institucioneve të kapura. Por nuk ua kemi frikën. Votat e qytetarëve do t’i mbrojmë deri në fund, e pas rinumërimit ju do të mbaheni mend si humbës të këqinj e neve do të na rikonfirmohet fitorja”./arbresh.info/
Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...