Sergio Busquets ka lavdëruar formën e skuadrës së Barcelonës dhe fortësinë pas një tjetër paraqitje pa gola të mërkurën ndaj Juventusit.
“Blaugranët” kanë pranuar vetëm një gol brenda pesë ndeshjeve në Ligë të Kampionëve këtë sezon pasi konfirmuan vendin e tyre si fitues të grupit, transmeton portali arbresh.info.
“Ne jemi jashtëzakonisht të fortë sërish dhe kjo na bënë neve të lumtur”, u ka thënë Busquets gazetarëve pas ndeshjes.
“Juventusi është një skuadër me shumë kualitet por nuk pranuam gol pas shumë mundësive nga ata, ne mbajtëm formën tonë dhe disiplinën tonë”
“Ky është një stadium shumë i shtirë për ta vizituar dhe padyshim ata janë njëra nga skuadrat më të mira në Evropë, prandaj paraqitja pa gola është një arritje”
“Skuadra ka një formë shumë të mirë dhe Marc (Andre Ter Stegen) na jep shumë besim dhe na ndihmon të jemi edhe më solid”, shtoi ai.
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku