Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala iu është përgjigjur pyetjeve rreth situatës së kontratës së Lionel Messit te Barcelona.
Pas paraqitjes pa gola 0 me 0 mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve, Dybala është pyetur rreth të ardhmes së bashkëlojtarit argjentinas, transmeton portali arbresh.info.
“E ardhmja e Messit do të vendoset nga ai dhe rrethanat e tij. Unë nuk jam dikush që duhet të them diçka, dua të them vetëm që do të ishte e çuditshme të shohësh atë duke veshur një fanellë tjetër kur ai gjithmonë e ka veshur këtë”, tha Dybala.
“Isha i befasuar kur pash që Messi nuk është në fushë”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde vendosi që të mos fillojë ndeshjen me Lionel Messin si startues.
“Do doja të luaja me Neymarin (e PSG-së) në të ardhmen, për momentin, ai është i vetmi që i afrohet nivelit të Messit dhe Cristiano Ronaldos”, shtoi Dybala.
Paulo Dybala luajti për 90 minuta në ndeshjen ndaj gjigantit katalunas në Torino por nuk arriti të realizojë pavarësisht një numri të madh shansesh./arbresh.info/
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...