Forumi 2015 organizon tryezë diskutimi për transparencën dhe llogaridhënien e Universitetit e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Universiteti i Prishtinës (UP) tash e sa vite është dëmtuar, mes tjerash, nga ndërhyrjet politike dhe klanore, korrupsioni akademik, punësimet dhe avancimet e paligjshme, plagjiarizmi dhe mashtrimi.
Për këtë arsye, organizata të shoqërisë civile janë mbledhur për të themeluar Koalicionin për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), i cili angazhohet për respektimin e standardeve akademike dhe etike në UP, si dhe për rritjen e transparencës dhe të llogaridhënies në këtë institucion.
Pikërisht për këtë, disa nga këto organizata të shoqërisë civile kanë hulumtuar për disa prej problemeve më akute me të cilat ballafaqohet UP-ja, si: politizimi, plagjiatura, mungesa e literaturës – skriptat, mosvajtja e mësimdhënësve në ligjërata, të hyrat enorme të një pjese të profesorëve, shitblejra e diplomave, mashtrimet në provime, e kështu me radhë.
Në këtë tryezë, përfaqësues të këtyre organizatave të shoqërisë civile, do të prezentojnë të gjeturat e hulumtimeve të tyre.
Më pas, për të diskutuar rreth këtyre problemeve, kemi ftuar panelistët: Shyqiri Bytyqi – Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Marjan Demaj – Rektor i Universitetit të Prishtinës, Dukagjin Pupovci – Qendra për Arsim e Kosovës, Jusuf Thaçi – Qendra Encompass dhe Rron Gjinovci – Organizata për Rritjen e Cilësisë (ORCA).
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...