Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur sot para Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Kanadasë.
Thaçi i ka informuar nikoqirët kanadezë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se dialogu gjatë pesë vjetëve të fundit ka prodhuar shumë marrëveshje.
“Së bashku me (presidentin e Serbisë) Aleksandar Vuçiq dhe (shefen për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian) Federica Mogherini po kërkojmë një dinamikë të re për fazën tjetër të dialogut”, ka thënë Thaçi.
Presidenti kosovar ka folur edhe për raportet e Kosovës me Malin e Zi.
“Me Malin e Zi kemi marrëdhënie të shkëlqyera”, ka thënë Thaçi.
“Ende s’e kemi ratifikuar marëveshjen për demarkacionin e kufirit më këtë shtet, por kjo është vetëm një çështje e brendshme politike (në Kosovë)”, është shprehur Thaçi.
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje