Pas rezultatin të së dielës, në garën zgjedhore për Ferizajn, kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Ferizaj, Agim Aliu, përmes faqes së tij në rrjetin social “Facebook” i ka drejtuar qytetarëve të Ferizajt një mesazh falënderues.
Mesazhi i plotë:
Ferizaj, faleminderit!
Ferizajasit dëshmuan se e duan ndryshimin. Pushteti i ri është pushteti juaj, ju që jeni forca ime, vullneti për të bërë Ferizajn, qytet elitar.
Jam thellësisht falenderues dhe i emocionuar me mbështetjen e fuqishme të gjithë qytetarëve, të rinjve e të moshuarve, burrave e grave që dhanë kontributin e tyre për ta bërë realitet fitoren.
Triumfi i djeshëm është triumfi i qytetarëve, zërit që thërret për ndryshim me punë konkrete.
Unë do të jem zëri juaj, kryetar i të gjithëve, përtej ngjyrave politike që bashkë të punojmë për të ardhmen e përbashkët në qytetin tonë.
Bashkë na presin shumë punë për ta bërë Ferizajn ashtu siç duam.
Faleminderit të gjithëve!
Na priftë e mbara!
P.S. Kërkoj ndjesë ndaj gjithë atyre, qindra mesazheve e thirrjeve telefonike që nuk kam mundur t’i përgjigjem. Ju faleminderit për urimet!
Sinqerisht,
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...