Bisedimet për formimin e një qeverie të koalicionit tri palësh në Gjermani kanë dështuar.
Dështimi ka ardhur si pasojë e tërheqjes së partisë FDP nga negociatat, transmeton portali arbresh.info
Kreu i FDP, Christian Lindner, tha se nuk kishte “bazë të besimit” me bordin konservator CDU/CSU të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Partisë së Gjelbërt.
Nëser kjo parti refuzon t’i bashkohet bisedimeve për bashkëqeverisje, Merkel do të detyrohet të formojë një koalicion pakicë ose të mbajë zgjedhje të reja.
Partia e Angela Merkel ka fituar zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën në muajin shtator, por edhe u “dënua” nga shumë votues.
“Sot nuk ka pasur progres në bisedime. Është më mirë të mos sundosh, sesa të sundosh në mënyrë të rrejshme”, ka thënë Lindner.
Palët e përfshira në bisedimet për koalicion raportohet se nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët mbi politikat e taksave, azilit dhe mjedisit./arbresh.info/
Dona, konkurrentja e radhës që u largua nga Ferma VIP
7-1 është një rregull i thjeshtë gjumi që mund t’ju zgjasë j...
Thaçi tregon se a i përcjell zhvillimet politike në Kosovë
“Mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres”
Thaçi: Trump, i vetmi që mund ta detyrojë Putinin ta njohë K...
Përjetime nga burgu, Thaçi: Buzëqeshja s’buron nga shpirti, ...