Leo Messi ka realizuar 606 gola në karrierën e tij, 523 i ka shënuar me fanellën e Barcelona-s.
Ai ka një mesatare të jashtëzakonshme, me më shumë se 1 gol të shënuar për ndeshje në shtatë vitet e fundit.
Shumë prej këtyre realizimeve janë pjesë e historisë së futbollit dhe shumë prej magjive të tij janë shikuar dhe rishikuar qindra herë nga tifozët.
Por tani tifozët e tij dhe ata të futbollit në përgjithësi kanë mundësinë të shikojnë edhe disa gjeste teknike të mrekullueshëm.
Argjentinasi, në fakt, dhuron spektakël edhe kur stërvitet, duke lënë në vend portierët e Barcelona-s, Marc-André ter Stegen dhe Jasper Cillessen, të cilët fluturojnë në kërkim të një pritje të pamundur.
Tani, të gjitha këto perla janë bërë publike në një video të publikuar nga Barcelona në profilet e klubit në rrjetet sociale me mbishkrimin:
“Me topin në këmbë, Messi është i aftë të bëjë gjithçka: në ndeshje, në stërvitje dhe gjatë nxehjes”.
I dyshuari kishte armë dhe disa thika, ishte mysafir i hotel...
Breshëri plumbash në mesnatë: Sulmohet autosalloni në magjis...
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...