Manchester United do të përballen edhe me një ofertë nga Real Madridi për portierin e tyre, David De Gea.
Portieri spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës së tij me gjigantin angelz, transmeton arbresh.info.
De Gea është një prioritet i Real Madridit në këto tre vitet e fundit dhe qëndron në krye të listës së presidentit Florentino Perez.
Sipas The Mirror, Jose Mourinho do ketë kokëçarje nga kampionët evropianë gjatë veres së ardhshme pasi ‘los blancos’ do bëjnë të pamundërën ta transferojnë.
Reali ishte shumë afër transferimit të De Geas në vitin 2015 por kishte dështuar në fund pasi klubi anglez kishte vonuar dokumentat.
Pas atij dështimi, spanjolli nënshkroi kontratë të re katërvjeçare e cila i skadon në vitin 2019.
Ish anëtari i Atletico Madridit është në top formë këtë sezon, duke pranuar vetëm një gol në 12 ndeshje të Premierligës. /arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...