Shteti i Turqisë ka ndaluar të gjitha ngjarjet që mund të mbahen nga komuniteti LGBTI në kryeqytetin turk, Ankara.
Ndalimi është imponuar për të mbrojtur siç thuhet “sigurinë publike” , ka bërë të ditur një zyrtar qeveritar.
Kufizimet hynë në fuqi të shtunën dhe do të zgjasin për një periudhë “të pacaktuar”, dhe do të aplikohet për të gjitha shfaqjet e filmave LGBTI, teatrot, panelet dhe ekspozitat, transmeton arbresh.info.
Zyra e guvernatorit pohoi se ngjarje të tilla mund të shkaktojnë armiqësi mes grupeve të ndryshme dhe të rrezikojnë “shëndetin dhe moralin”, si dhe të drejtat dhe liritë e të tjerëve.
Ai paralajmëroi se disa grupe mund të provokohen nga ngjarjet e LGBTI dhe të ndërmarrin veprime kundër pjesëmarrësve për shkak të “ndjeshmërisë së caktuar sociale”.
Ndryshe nga shumë vende muslimane, homoseksualiteti nuk është një krim në Turqi dhe shumë shoqata LGBTI regjistrohen ligjërisht.
Por aktivistët e të drejtave thonë se njerëzit LGBTI përballen me diskriminim dhe stigmatizëm./arbresh.info/
Hoxhaj takohet me shefen e BE-së në Mynih, flasin për Kosovë...
Trepça vazhdon serinë e fitoreve, mposht Rahovecin 029
Tragjedi në Alpet italiane, orteku u merr jetën dy skiatorëv...
RENEA mbyll me sukses pjesëmarrjen në UAE SWAT Challenge
Privatizimi që nuk po sjell fitim
Rashica vendimtar në fitoren e Besiktasit