Protestues të shumtë janë duke u mbledhur në Harare, kryeqytetin e Zimbabvesë, për të kërkuar shkarkimin e presidentit, Robert Mugabe, njofton Klan Kosova.
Protestuesit janë të mbështetur nga ushtria, të cilët qysh nga e mërkura kanë marrë kontrollin e shtetit.
Kundër Mugabes kanë dalur edhe veteranët e luftës, të cilët deri vitin e kaluar ishin besnikë ndaj presidentit që i solli pavarësinë Zimbabvesë.
Mugabe, tani 93 vjet, po mbahet në arrest shtëpiak, por ai të premten ka bërë një paraqitje publike, pasi mori pjesë në një organizim në kryeqytet.
Mugabe është në krye të Zimbabvesë qysh prej pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1980.
Shënohet Dita e Shën Gjergjit në Qendrën Korrektuese për Fem...
Po trasportonte nxënës i dehur, shoqërohet në polici shoferi...
Sulm i ri iranian ndaj Emirateve
Vazhdon mbledhja e LDK-së
Maqedonci dhe Sveçla në SAHA EXPO, synohet rritja e marrëdhë...
LVV-ja me thirrje për mërgatën: Regjistrohuni për të votuar,...