Vladimir Putin është duke komplotuar për të rikthyer në lavdinë e dikurshme Rusinë duke rindërtuar Bashkimi Sovjetik, pretendon një gjeneral i pensionuar.
Presidenti rus është duke kërkuar të kthejë Rusinë në një fuqi të madhe edhe njëherë, ka thënë gjenerali Sir Mike Jackson, transmeton portali arbresh.info
Paralajmërimi vjen pasi Theresa May akuzoi Moskën për histori të rreme për të shkaktuar përçarje në Perëndim.
Duke ju drejtuar liderëve të biznesit në Londër, kryeministri tha se Rusia mund të jetë një partner i vlefshëm i Perëndimit, por vetëm nëse “luan sipas rregullave”.
Sir Mike po i referohej një fjalimi të Vladimir Putinit në vitin 2005 tek politikanët kryesorë të Rusisë.
Presidenti Putin tha: “Mbi të gjitha, duhet të pranojmë se kolapsi i Bashkimit Sovjetik ishte një katastrofë e madhe gjeopolitike e shekullit.
“Sa i përket kombit rus, ai u bë një dramë e vërtetë. Dhjetëra miliona bashkë-qytetarë dhe bashkëpatriotë tanë e gjetën veten jashtë territorit rus. Për më tepër, epidemia e shpërbërjes ka infektuar vetë Rusinë”./arbresh.info/
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...