Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i Kosovës ka kërkuar që të rishqyrtohen të gjitha rastet që janë gjykuar nga EULEX-i, pas deklarimeve të ish-kryetarit të Gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, i cili, pos tjerash, deklaroi se EULEX-i për motive politike kishte për qëllim eliminimin nga skena politike të Fatmir Limajt.
Duke u bazuar në këto deklarime, nga KMDLNJ thonë që EULEX “po del të jetë mision krejtësisht i dështuar dhe i cili ligjin po e keqpërdorë jo për të vendosur dhe ndarë drejtësi por, për të diferencuar dhe eliminuar figura të rëndësishme politike, kryesisht të krahut të luftës”.
KMDLNJ gjithashtu kërkon nga “Simmons dhe denoncuesit e tjerë të bëjnë publik faktin se kush ka urdhëruar eliminimin politik të Limaj dhe të dënuarve tjerë përmes proceseve të pandershme dhe të porositura gjyqësore”.
Sipas kësaj organizate për të drejtat e njeriut, EULEX nuk ka mundur të bëjë gjithçka vet, por në këto keqpërdorime ka pasur bashkëpunim edhe me vendorë.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...