Përpjekjet e kancelares gjermane Angela Merkel për të krijuar një koalicion qeverisës prej tri partive mund të vazhdojë edhe në fundjavë, kjo pasi që nuk u arrit në afatin e paraparë për të enjten.
Marrëveshja nuk u arrit për shkak të mospajtimit në çështjet kyçe si migracioni dhe financat, transmeton portali arbresh.info
“Ne ende besojmë se ia vlen të punohet në të me energjinë tonë të plotë”, tha Peter Tauber, sekretari i përgjithshëm i Unionit Kristian Demokratik të Merkel (CDU).
“Nga ana tjetër, është e qartë se është e vështirë”.
Wolfgang Kubicki, zëvendës udhëheqës i FDP, u tha gazetarëve se ai ishte “jashtëzakonisht i frustruar” që nuk kanë arritur marrëveshje pas katër javësh negociata.
“Nëse gjërat mbeten kështu, nuk do të arrijmë më tej,” tha Kubicki. “Është zhgënjyese kur rri ulur së bashku dhe më pas e kuptoni se jeni menjëherë aty ku keni filluar”.
Michael Kellner, një zyrtar i lartë me të Gjelbrit, tha se ka ende shumë për të bërë. “Asgjë nuk është dakord, asgjë nuk është vendosur,” tha ai.
Merkel donte të përfundonte bisedimet eksploruese të enjten rreth koalicionit – i paprovuar në nivel kombëtar – por gjendja shpërtheu shpejt pas fillimit të mbledhjeve./arbresh.info/
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...