Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj përmes profilit të tij në rrjetin social facebook ka njoftuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë vozitjes nëpër rrugën Pejë-Kuqishtë.
Këtë e njoftim e ka bërë të ditur për shkak të rrëshqitjes së gurëve si pasojë e reshjeve të shiut në këtë zonë, shkruan arbresh.info.
Lekaj ka njoftuar se rruga është pastruar, por megjithatë nuk mund të konsiderohet e sigurtë.
Ky është shkrimi i tij i plotë në facebook:
“Dëshirojë t’iu njoftojë që të keni kujdes kur qarkulloni në rrugën N9, Segmenti Pejë – Kuqishtë, për shkak të erodimeve të gurëve të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, kanë përfunduar në rrugë. Ne, sot me të marrë informacionet për këto zhvillime kemi ndërhyrë përmes kompanisë e cila e mirëmbanë, duke e pastruar rrugën, por kjo nuk nënkupton që është totalisht e sigurtë dhe që mundet mu përsërit prapë”, ka shkruar ai.
Trump e paralajmëron Iranin: I keni edhe 48 orë për hapjen e...
Haxhiu zotohet të veprojë në përputhje me Kushtetutën si u.d...
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...