Të mërkurën pasdite, 38 persona u dëbuan nga aeroporti i Munihut për në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Midis tyre një person i “rrezikshëm”.
Aplikacionet për azil të kosovarëve u refuzuan nga Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, shkruan media gjermane”BR24”, transmeton zeri.info
Në mesin e të dëbuarve janë 16 persona që kanë qëndruar së fundmi në Bavari. Katër prej tyre, sipas Ministrisë së Brendshme të Bavarisë, janë shkelës të ligjit të cilët janë dëbuar drejtpërdrejt nga burgu.
Një nga burrat cilësohet i “rrezikshëm”, i cili sipas autoriteteve donte të largohej nga vendi për në Siri. Të deportuarit e tjerë u sollën në Mynih nga shtete të tjera federale.
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...