Pap-testi është procedurë për të testuar ndryshimet kanceroze të qafës së mitrës. Përfshin marrjen e qelizave prej qafës së mitrës, në sipërfaqen e jashtme të saj, na kanalin e qafës së mitrës si dhe muret e sipërme të vaginës.
Perse bëhet Pap-testi?
Pap-testi përdoret për gjetjen e shenjave të kancerit të qafës së mitrës. Nëse kapet herët, shansi për të kuruar është shumë i lartë. Pap-testi gjithashtu mund të gjejë infeksione dhe qeliza jo normale të qafës së uterusit të cilat mund të kthehen në qeliza malinje. Trajtimi mund të parandalojë zhvillimin e shumë rasteve të kancerit të cerviksit.
Cila është përgatitja?
Të shmangen marrëdhëniet seksuale, dushi vaginal apo përdorimi i medikamenteve vaginale, të paktën dy net para testit. Preferohet që testimi të zhvillohet menjëherë pasi të keni përfunduar ciklin.
A është i domosdoshëm Pap- testi për të gjitha gratë?
Është e rëndësishme për të gjitha gratë që të bëjnë Pap- test, së bashku me ekzaminimin e pelvisit, si pjesë e kujdesit të tyre shëndetësor rutinë.
Ju duhet një Pap-test nëse jeni:
Nuk ka limit moshe për Pap- testin. Edhe gratë që janë në menopauzë kanë nevojë për teste të rregullta. Gratë e moshës 65 deri 70 vjeç mund të flasin me mjekun e tyre nëse duhet të ndalojnë së bëri Pap-testet, pas të paktën 3 rezultateve normale dhe në dhjete vitet e fundit asnjë rezultat jo normal.
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...
Fenerbahce kontakton Vedat Muriqin për ta bindur Fisnik Asll...