Diego Maradona dëshiron të rikthehet si trajner i Argjentinës.
57-vjeçari mori detyrën në Kampionatin Botëror të vitit 2010, por u eliminua në çerekfinale pas humbjes 4 me 0 ndaj Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info.
Maradona, një lojtar ikonik që fitoi Kampionatin Botëror me vendin e tij si një lojtar në vitin 1986, menaxhoi Lionel Messin dhe bashkëlojtarët e tij duke siguruar 18 fitore brenda 24 ndeshjeve dhe tani insiston se duhet t’i ipet edhe një shans tjetër.
https://www.instagram.com/p/BbfKYx0g3zv/
Duke shfrytëzuar llogarinë e tij në Instagram pas humbjes 4 me 2 të Argjentinës ndaj Nigerisë në ndeshjen miqësore, ai postoi një tabelë duke shfaqur rekordin e tij krahasuar me atë të trajnerit aktual Jorge Sampaolit dhe trajnerëve të tjerë.
“Kush ka fituar më shumë? Jepni konkluzionet tuaja. Jam i zemëruar se ata janë duke hedhur poshtë prestigjin tonë, por nuk është faji i djelmoshave”, shkroi ai.
Argjentina siguroi epërsi prej 2 me 0 kundër Nigerisë pas golave nga Ever Banega dhe Sergio Aguero, por “Super Shqiponjat” u rikthyen duke fituar. Ylli i Arsenalit, Alex Iwobi shënoi dy herë ndërsa Kelechi Iheanacho dhe Brian Idowu shënuan nga një gol./arbresh.info/
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...