Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka deklaruar se KFOR-i ka qenë një ndër kontribuuesit kryesor që FSK-ja sot është një forcë multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.
Thaçi tha se tani FSK-ja është e gatshme të marrë kompetenca të reja dhe mision të ri, shkruan arbresh.info.
“Falë kontributit edhe të KFOR-it, FSK-ja sot është forcë multietnike në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. FSK-ja është e gatshme për kompetenca të reja dhe për mision të ri”, ka deklaruar Thaçi gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e ndërrimi të komandës së KFOR-it nga Giovanni Fungo tek Salvatore Cuoci.
Ai ka falënderuar Fungon për kontributin që ka dhënë për Kosovën gjatë kohës sa ka qenë në krye të KFOR-it.
Sipas tij, KFOR-i ka evituar rreziqet eventuale në Kosovë./arbresh.info/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...