Me rastin e përfundimit të mandatit dhe ndërrimit të komandës së Komandantit të KFOR-it, Gjeneral Major Giovanni Fungo, Komandant i KFOR-it, do të mbajë një konferencë për shtyp në Qendrën e NATO-s për Informim të medieve (NMIC) në ndërtesen e Radio Kosovës.
Komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Fungo do të paraqesë dhe të ndajë informacione me përfaqësuesit e medieve mbi aktivitetet e KFOR-it dhe objektivat e arritura gjatë mandatit të tij, që nga 1 shtatori 2016 deri në ditën e sotme.
Ndërkaq nesër do të mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës, ndërmjet komandantit në largim të KFOR-it, gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral major Salvatore Cuoci, në selinë KFOR-it, kampin “Film City”.
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...