Arsenali është duke u interesuar të nënshkruaj Nabil Fekir nga Lyoni i cili do të zëvendësojë Alexis Sanchez, sipas disa raportimeve.
Londinezët janë duke shfaqur një interesim të madh për reprezentuesin francez, Fekir, sipas Daily Star, transmeton arbresh.info.
Fekir është duke shijuar një super sezon me gjigantin francez, i cili ka shënuar 12 gola në 18 paraqitje në këtë sezon.
Gjithçka do të varet nga e ardhmja e sulmuesit kilian Sanchez, i cili pritet të transferohet në Manchester City.
Gjatë muajit të kaluar Fekir në një interevistë kishte pranuar se është i interesuar për të zhvilluar karrierën e tij në Premier Ligë. /abresh.info/
Haradinaj kritikon qeverinë: Punëtorët përballen me paga të ...
Shoferi shqiptar humb jetën në aksidentin me kamion
Maji nis me çmime të larta të derivateve në Kosovë
Malishevë: Gjendet pa shenja jete një person në garazhin e s...
Zëdhënësja e Speciales tregon kur ndodh aktgjykimi për Thaçi...
Sot shënohet 1 Maji, dita Ndërkombëtare e Punëtorëve