Raportet se ish-ndihmësi i Shtëpisë së Bardhë, Michael Flynn ishte pjesë e një komploti për kidnapimin kleriukut Fetullah Gulen, janë mohuar dhe janë quajtur qesharake nga Turqia.
Ambasada turke në Uashington tha se akuzat janë “krejtësisht të rreme, qesharake dhe të pabazuara”, transmeton portali arbresh.info
Ish-drejtori i CIA-s, James Woolsey ka zbuluar planin, ku pretendohej se ishin ofruar rreth 15 milionë dollarë për të kidnapuar Gulenin.
Turqia akuzon Gulenin që qëndron pas përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016.
“Populli turk pret ekstradimin e menjëhershëm të Fetullah Gulen nga SHBA-të në Turqu, në mënyrë që ai të mund të gjykohet”, thuhet në deklaratën e ambasadës.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në mënyrë të përsëritur ka kërkuar ektradimin e Gulenit.
Raportet e publikuara nga mediat amerikane i ka mohuar edhe Micheal Flynn./arbresh.info/
Sot mbahet seanca për buxhetin 2026
Për të tretën ditë radhazi vazhdon seanca gjyqësore për sulm...
Qeveria e Kosovës mban sot mbledhje
Mot i paqëndrueshëm: reshje, erë e fuqishme dhe rënie temper...
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...