Anije të marinës ushtarake koreano-jugore iu bashkuan sot tri aeroplanmbajtëseve amerikane në një demostrim të pazakontë force kundër Koresë së Veriut, ambiciet bërthamore të së cilës janë në qendër të turneut në Azi të presidentit amerikan, Donald Trump.
“Manovrat e përbashkët në Paqësorin Perëndimor, që do të zgjasin për katër ditë, kanë mobilizuar aeroplanmbajtëset ‘USS Ronald Reagan’, ‘USS Nimitz’ dhe ‘USS Theodore Roosevelt’ si dhe shtatë anije koreano-jugore, mes të cilave tre destrojerë”, theksoi Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes.
“Manovrat janë konsideruar si provë force kundër kërcënimeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut dhe për të treguar përgatitjen tonë përballë çdo veprimi provokues nga Pheniani”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë.
Regjimi i Phenianit ka dënuar herë pas here këto manovra, që synojnë sipas tij, një pushtim të territorit dhe është kundërpërgjigjur me manovra ushtarake apo lëshime raketash.
“Anijet amerikane do të drejtojnë manovrat për mbrojtjen, mbikëqyrjen detare, përgjigjen ajrore dhe operacione të tjera”, theksoi marina amerikane.
Këto manovra po zhvillohen në mesin e e vizitës së presidentit Trump në Seul dhe Pekin, dominuar nga kërcënimi bërthamor koreano-verior.
Ndërrim komande në Grupin Luftarak të KFOR-it, theksohet rën...
Sveçla takon Prattipatin, e falënderon për mbështetjen e ShB...
Publikohet agjenda për shënimin e Epopesë së UÇK’së, MB fton...
Kurti dhe McGurk flasin për rëndësinë e avancimit të reforma...
Lutfi Haziri: Presidenti ri kalon kah zyrat e LDK-së
Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant