Miss California, Stephanie Camarena humbi jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një aksidenti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
26 vjeçarja ishte duke udhëtuar me një mjet Lamborghini, i cili drejtohej nga milioneri Michael Llamas, ndërsa shkak i aksidentit raportohet se ka qenë shpejtësia e madhe, transmeton tch.
Policia amerikane thotë se Lamborghini i Llamas-it ishte duke ecur me një shpejtësi më të madhe se 150 km/h, kur humbi kontrollin dhe u përplas me një pemë.
Bashkë me bukuroshen nga Meksika, edhe drejtuesi i mjetit humbi jetën në këtë aksident tragjik. Stephanie Camarena ishte shpallur Miss Earth Baja california, në vitin 2015.

Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...
Sipas mediave në Spanjë, Diego Simenone do të largohet nga A...
Vengu: Shqipëria dhe Hungaria krah për krah në KFOR dhe misi...
SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqëru...