Sami Kurteshi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, ka thënë se do të ndërtojë administratë të përgjegjshme dhe transparente, ndërsa ka akuzuar kundërkandidatin e tij, Lutfi Haziri, se mban në qeverisje njerëz që janë të akuzuar për vepra penale.
Ai ka qenë i ashpër në përgjigjen e tij për Hazirin, pasi i fundit e ka lidhur me eksponentë të caktuar politikë dhe i ka thënë se po e fsheh fytyrën prapa letrave që prezantonte në Magaznën Lokale të Klan Kosovës.
“Mirë është të mbulohet fytyra me letra, sepse unë kam fytyrë. Fytyrën e mbulojnë me letra ata që kanë. Ata që nuk kanë fytyrë, s’kanë çfarë të mbulojnë. Kur ti ke qenë fëmijë unë jam marrë me politikë. Kur të ka rritur babai yt unë jam marrë me politikë. Ai më ka njohur dhe ka qenë mik i imi”.
“Drejtori i Urbanizmit dhe ai i Prokurimit në Gjilan janë në punë, përkundër se ndaj të parit ka aktakuzë, dhe në mënyrë selektive mbahet në punë. Është shuar inspeksioni, që bën kontroll, sepse dikujt i konvenon që të kontrollojë krejt aspektet”.
Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur ...
Xhaka pas kalimit në Sunderland: Krejt qeshën me mua
Tërmeti me magnitudë 4.9 ballë godet Turqinë Lindore
Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë
MPJD kërkon angazhim ndërkombëtar pas arrestimit të ish-usht...
31 të vdekur nga shpërthimi në xhaminë e kryeqytetit të Paki...