Diplomati austriak me prejardhje sllovene, Valentin Inzko, i cili këto ditë ka dërguar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së raportin e rregullt mbi situatën në Bosnje, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë bërë punë të mrekullueshme në Bosnje dhe Kosovë.
Përfaqësuesi i lartë për Bosnjë dhe Hercegovinë, pranoi se Shtetet e Bashkuara ishin këmbëngulëse që Bosnja të rezultojë një projekt i suksesshëm, duke shtuar se në njëfarë mënyrë “ishte edhe amaneti i tyre”, transmeton Telegrafi.
“Mund të them se amerikanët përkrahin 150 për qind Bosnjën. Ata kanë bërë një punë të mrekullueshme në Kosovë dhe Bosnje, por se në Bosnje kanë investuar shumë para në demokraci dhe rimëkëmbjen e vendit”, ka deklaruar Inzko për “Dnevni Avaz”, pas dërgimit të raportit raportit të rregullt në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për situatën në Bosnje.
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...