Sami Kurteshi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, ka thënë se qytetarët kanë treguar dhe po tregojnë se duan ndryshimin, ndërsa ka ftuar të gjithë që t’i bashkohen për ta bërë atë realitet.
Në Magazinën Lokale të Klan Kosovës ai ka deklaruar se në balotazh pret rritje të qindpërqindtë, për t’i dhënë qeverisje të re dhe krejt të ndryshme nga ajo e deritanishmja Gjilanit.
“Jemi rritur më shumë se njëqind për qind. Është konfirmim i rritjes së vazhdueshme të Vetëvendosjes. Në balotazh presim edhe një rritje tjetër të qindpërqindtë dhe do të kryhet. Ne kemi vetëm një bazen ku peshkojmë: vota e qytetarit. Loja e parë është luajtur, e dyta ka të bëjë me ndryshimin dhe Vetëvendosja është lokomotiva e saj. Gjilani e do ndryshimin, ndaj i kemi ftuar të gjithë që të na bashkohen”.
Kureshi më tutje ka folur për ujin e pijes dhe ujërat e zeza, duke premtuar që deri në fund të mandatit të tij si kryetar, nëse merr mandatin, do të kujdeset që t’i zgjidhë të dy çështjet.
“Zotohem se brenda katër vjetësh nuk do të ketë ujëra të ndotura në Gjilan. Ne mendojmë që me 10 deri në 15 milionë euro mund të sanohen të gjitha ujërat e zeza në komunën tonë. Do të ndajmë edhe ujërat e kanalizimit nga ato të të reshurave, dhe deri në fund të mandatit krejt qytetarët do të kenë ujë të pijes”.
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë