Mesfushori francez Paul Pogba raportohet se është afër rikuperimit nga problemi në kofshë sepse është parë duke u stërvitur me skuadrën rezervë të Manchester United.
24-vjeçari mungoi në 12 ndeshjet e Manchester United në të gjitha kompeticionet pas lëndimit në kofshë të këmbës gjatë përballjes në Ligë të Kampionëve ndaj Baselit në fillim të muajit shtator, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se Pogba mund të rikthehet në aksion kur Manchester United të takohet me Newcastle United pas pushimeve ndërkombëtare.
Bazuar në ‘ESPN’, Marcos Rojo dhe Michael Carrick kanë qenë gjithashtu prezent në seancën stërvitore me lojtarët e rinj.
Pogba ka shënuar dy herë dhe ka krijuar dy asistime brenda katër paraqitjeve të para në Premierë Ligë gjatë sezonit 2017/18./arbresh.info/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë