Hulumtuesit kanë zbuluar se janë disa gjeste romantike të cilat i njerëzit i vlerësojnë më së shumti.
Studimi, i publikuar në ‘Journal of Social and Personal Relationships’ ka ekzaminuar mënyrën se si gjestet romantike mund ta bëjnë një person të ndihet, transmeton Telegrafi.
Sipas shkencëtarëve, është e mundur që njerëzit të ndihen të dashuruar edhe me gjeste të thjeshta dhe të përditshme – pra nuk ka nevojë të jetë ndonjë gjest i madh.
Për këtë studim janë anketuar 496 të rritur në SHBA, të cilët iu janë përgjigjur 60 skenarëve.
Për secilin skenar pjesëmarrësit është dashur të përgjigjen se cili i bën të ndihet më së shumti i/e dashuruar.
Kjo ka mundësuar që shkencëtarët të vijnë në përfundim se njerëzve më shumë u pëlqejnë gjestet e vogla e të vërteta, sesa kur dikush u thotë “të dua” e gënjen.
Trump prezanton “vizat e arta” në vlerë të 1 milion dollarëv...
Benita i sqarohet Toneyt: Unë, edhe nëse prishem me ty, nuk ...
Fillon regjistrimi për votim i personave me nevoja të veçant...
Hamza: Jam i gatshëm t’ia sjell Kosovës atë që i mungon
OVL-UÇK i përgjigjet Mickoskit: Protesta e 13 dhjetorit ësht...
ShBA-ja sekuestron një cisternë nafte pranë Venezuelës, Kara...