Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në takim ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk.
Ministri Berisha falënderoi ambasadorin Maksymiuk për ndihmën e pakursyer të Qeverisë së Kanadasë për Kosovën, si dhe për kontributin e ushtrisë kanadeze në kuadër të KFOR-it, në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë.
Ministri Berisha i njoftoi mysafirët edhe me të arriturat e përgjithshme të Ministrisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK); për sukseset e pjesëtarëve të FSK-së në ushtrimet dhe trajnimet si brenda dhe jashtë vendit, për përfaqësimin e pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në FSK dhe për integrimin e komunitetit serb, si dhe për ecurinë dhe sfidat në procesin e transformimit të FSK-së.
Ministri Berisha duke vlerësuar lart bashkëpunimin e shkëlqyeshëm midis dy vendeve dhe dy ministrive, kërkoi vazhdimin dhe thellimin e tij edhe në të ardhmen, përgatitjen e një memorandumi të bashkëpunimit si dhe të mbështetjes së Kanadasë për Ministrinë dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në NATO dhe mekanizmat tjerë të sigurisë.
Nga ana e tij, ambasadori kanadez, pasi uroi ministrin për emërimin e tij në detyrën e re, e falënderoi për pritjen, si dhe konfirmoi përkushtimin e tij për të thelluar bashkëpunimin dhe për përkrahjen e vazhdueshme për FSK-në dhe Ministrinë për FSK-në, në të gjitha fushat që janë në interes për të dy vendet.
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...