Ballina e gazetës franceze L’Equipe sot (e mërkurë) nuk ka lajme të mira për tifozët e Paris Saint Germainit.
Neymar, lojtari më i shtrenjtë në botë, raportohet se ka mosmarrëveshje të mëdha me trajnerin e PSG-së, Unai Emery, transmeton portali arbresh.info. Storja, e cila në të vërtetë nuk është e gjitha e re, prezantohet nga gazeta e lartpërmendur me titullin “Një humnerë ndërmjet tyre”.
https://twitter.com/lequipe/status/928052923350880256
Statistikat e Neymarit qysh pasi iu bashkua Paris Saint Germainit nga Barcelona kanë qenë impresive. Braziliani ka shënuar 11 gola dhe ka krijuar nëntë asistime brenda 12 ndeshjeve.
Por bazuar në L’Equipe, këto statistika dhe performancat e Neymarit kanë maskuar mosmarrëveshjen me trajnerin Emery. Gazeta franceze beson që gjuha e trupit të Neymarit e bënë “shumë të qartë” që ai nuk e vlerëson aspak trajnerin e Paris Saint Germainit.
Neymar ka bërë vetë të qartë duke thënë për gazetën L’Equipe se nganjëherë nuk dëshiron të dëgjojë trajnerin Emery dhe se “është e nevojshme për t’i lënë lojtarët të vetëm”.
Problemet e Neymar kanë ndikuar gjithashtu në përgatitjet prapa skenave të Paris Saint Germainit. Thuhet që Unai Emery është detyruar të shkurtoj seancat me video pas kritikave nga ylli i tij brazilian.
Duke vazhduar tutje, artikulli shpjegon edhe fuqinë e lojtarit në dhomën e zhveshjes së Paris Saint Germainit. Por, duket qartë që Neymar ka më shumë fuqi sesa trajneri i klubit./arbresh.info/
Kosova formon grup pune për zbatimin e ligjeve për të huajt ...
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Kryetari Agim Ali...
Gjesti pas publikimit të këngës: Jom mundu me kursy familjen...
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...