“Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës e deri më sot, në Kosovë ka pasur më shumë incidente të karakterit politik sesa religjioz”.
Kështu ka deklaruar, Florian Qehaja, drejtor i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, gjatë publikimit të raportit me titull “Vlerësimi i rreziqeve në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë-Shkurt 2008 – Qershor 2017”, organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në kuadër të programit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë, shkruan arbresh.info.
“Kemi inskenuar të gjitha incidentet terroriste ekstremiste që kanë ndodhur në territorin tonë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Sfidën më të madhe e kemi pas identifikimin e incidenteve në periudhën nëntë vjeçare, pastaj ndarjen e karakterit të incidentit, si politik apo religjioz. Kemi pas më shumë incidente të karakterit politik sesa religjioz”, ka thënë Qehaja.
/arbresh.info/
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës